Alperen Yurtoğlu
14 Qershor 2016•Përditësim: 15 Qershor 2016
STAMBOLL (AA) - Janë caktuar datat e ndeshjeve të Kombëtares së Futbollit të Kosovës me Kombëtaren e Turqisë e cila pas pranimit në FIFA u vendos në Grupin I të kualifikimeve evropiane të FIFA-s për Kupën e Botës 2018, raporton Anadolu Agency (AA).
Në Grupin I në të cilën gjenden Turqia, Kroacia, Islanda, Ukraina dhe Finlanda, u përcaktuan datat dhe koha e ndeshjeve të Kosovës me Turqinë.
Sipas deklaratës së Federatës së Futbollit të Turqisë (TFF), Kombëtarja e Turqisë në vend do të luaj me Kosovën më 12 Nëntor 2016, ndërsa ndeshja e kthimit mes dy kombëtareve do të luhet më 11 Qershor 2017. Të dyja ndeshjet do të luhen në ora 20.45.
Për shkak se stadiumi i Kosovës është në fazën e rinovimit dhe nuk i përmbush standardet, Kombëtarja e Futbollit të Kosovës ndeshjet e brendshme në kualifikimet do ti luaj në ndonjë shtet tjetër anëtar të UEFA-s. Vendimi se ku do të luajë Kosova do të jepet në javët e ardhshme.