Dejan Maksimoviç
17 Qershor 2017•Përditësim: 18 Qershor 2017
PARIS (AA) - Ish-lojtari francez Eric Cantona, konsideron se Didier Deschamps nuk është personi i duhur për trajner të përfaqësueses të Francës, për shkak se "ai nuk është në gjendje që të gjejë formacionin e duhur ku të gjithë lojtarët e tij më të mirë do të tregojnë cilësitë dhe potencialin e tyre", raporton Anadolu Agency (AA).
Pas humbjes së fundit nga Suedia si mysafire, France ndodhet në një situatë të vështirë në Grupin A dhe mund të ndodhë që të mos kualifikohet për Kupën e Botës në Rusi më 2018.
Cantona konsideron se pikërisht Deschamps është fajtori kryesor për situatën e pasigurtë në të cilën ndodhet Franca dhe ftoi Zidane të marrë drejtimin e përfaqësueses.
"Talentet dhe potencialin që ka Franca janë mahnitshme. Por pse këtë talent nuk e tregojnë në fushë, kur ajo është me të vërtetë e rëndësishme? Trajnerët e mëdhenj vlerësohen në bazë të aftësisë për të gjetur një sistem taktik ku lojtarët e tij mund në të njëjtën kohë të tregojnë veten. Kjo nuk mund të ndodhë deri sa nuk udhëhiqeni nga një vizionar. Zizou, Zizou, të lutem kthehu, vendi yt ka nevojë për ty", ka thënë Cantona për Eurosport.
Pas gjashtë xhirove në Grupin A të ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës, Franca është në vendin e dytë me 13 pikë, sa ka dhe kryesuesja Suedia. Të ndjekura nga Holanda me 10 pikë dhe Bullgaria me 9 pikë, ndërsa Bjellorusia me 5 pikë dhe Luksemburgu me 1 pikë, kanë dalë nga loja për t'u kualifikuar për Kupën e Botës. Në Rusi do të kualifikohen fituesit e nëntë grupeve, ndërsa tetë ekipet më të mira të dyta do të luajnë në balotazh për katër vendet e mbetura që i përkasin Evropës.