Dejan Maksimoviç
05 Maj 2018•Përditësim: 06 Maj 2018
LONDËR (AA) – Futbollisti i kombëtares së Francës, Laurent Koscielny, për shkak të dëmtimit të tendonave të Akilit në ndeshjen kthyese të ekipit të tij Arsenal dhe Atletico Madrid në gjysmëfinalen e Liga Evropës do të mungojë në Kampionatin Botëror që do të mbahet këtë verë në Rusi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Futbollisti francez këtë sezon tashmë ka pasur probleme me tendonat e Akilit, prandaj parashikimet nuk ishin të mira, gjë që e konfirmoi edhe Aersen Wenger, trajneri i Arsenalit, ndërsa të premten edhe kontrolli mjekësor.
“Kjo është goditje e madhe për ne. Koscielny është një futbollist shembullor. Vërtetë jam shumë i pikëlluar për të, meqë ky Kampionat Botëror duhej të ishte një moment shumë i rëndësishëm në karrierën e tij. Kishte ndërmend pas Botërorit të tërhiqet nga kombëtarja”, tha trajneri i Francës, Didier Deschamps.
Laurent Koscielny me ekipin kombëtar ka luajtur 51 ndeshje duke shënuar një gol.