Fatih Erel
13 Shkurt 2020•Përditësim: 19 Shkurt 2020
Ekipi i Premier Ligës angleze Chelsea ka arritur marrëveshje me Ajax-in për të sjellë këtë verë anësorin maroken Hakim Ziyech, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Ajax dhe Chelsea kanë arritur marrëveshje për transferimin e Hakim Ziyech. Lojtari do t’i bashkohet klubit të Premier Ligës më 1 korrik të vitit 2020 dhe do ta përfundojë sezonin në Amsterdam", bëri të ditur Ajax në një njoftim në faqen e saj të internetit.
Klubi i Premier Ligës do t'i paguajë ekipit holandez së paku 40 milionë euro (43.4 milionë dollarë) dhe potencialisht mund ta rritë atë në një maksimum prej 44 milion euro, tha klubi nga Amsterdami.
Futbollisti 26 vjeçarë debutoi për Ajax-in në shtator të vitit 2016.
Marokeni shënoi 49 gola në 160 ndeshje për Ajax-in.