Dejan Maksimoviç
04 Shkurt 2017•Përditësim: 05 Shkurt 2017
LONDËR (AA) – Trajneri i Chelsea-t Antonio Conte para derbit të sotëm në xhiron e 24-t të Premier Ligës kundër Arsenalit pohon se gara për titullin nuk ka përfunduar akoma, edhe pse ekipi i tij ka nëntë pikë epërsi ndaj rivalëve më të mëdhenj, transmeton Anadolu Agency (AA).
Arsenali pas Tottenham-it është ekipi që ndjek liderin dhe në rast të fitores eventuale në Stamford Bridge do të mund t'i afrohet në gjashtë pikë Chelsea-t dhe me këtë gara për titullin të bëhet edhe më interesante.
"Gjithçka mund të ndodhë. Prandaj është me rëndësi të jemi plotësisht të përqendruar. Nëse dikush mendon se kampionati ka përfunduar, nuk jam shumë i sigurt. Dëshiroj të mbajmë dinamikën. Në të kaluarën kam luftuar për tituj me Juventusin dhe e di se duhet të jemi të kujdesshëm. Kanë mbetur edhe 15 ndeshje për t'u luajtur", tha Conte për mediat britanike.