Alma Çekovic
11 Shtator 2017•Përditësim: 12 Shtator 2017
LONDËR (AA) - Udhëheqësia e klubit anglez të futbollit Crystal Palace ka shkarkuar trajnerin Frank de Boer pas 77 ditësh të kaluara në klub, transmeton Anadolu Agency (AA).
BBC mëson se ish-lojtari i përfaqësueses holandeze në stolin e Crystal Palace do të zëvendësojë ish-trajneri i Anglisë, Roy Hodgson.
De Boer u emërua si trajner i klubit të Londrës pak më shumë se një muaj më parë, pasi Sam Allardyce dha dorëheqjen nga ky post, i cili në sezonin e kaluar, "shqiponjat" i shpëtoi nga rënia e Premier ligës.
Ish-trajneri i Ajax-it sezonin e Premiershipit e filloi pa sukses, duke shënuar katër humbje në katër ndeshje, pa shënuar asnjë gol.
Fitorjen e vetme me Palace 47-vjeçari e regjistroi në Kupën EFL kundër ekipit të ligës së dytë Ipswich Town.
De Boer karrierën e tij si trajner e filloi në vitin 2010 kur mori stolin e Ajax-it. Ai fitoi katër tituj radhazi, kurse dy sezone ishte e dyta pas PSV. Në verën e vitit 2016, ai u ul në stolin e Interit, por u shkarkua pas 85 ditësh.
Nëse emërohet, Roy Hodgson do të jetë trajneri i shtatë i Crystal Palace në gjashtë vitet e fundit.
"Shqiponjat" pas xhiros së katërt radhiten në vendin e 19, në pozitën e parafundit në tabelë, para West Ham që ka një ndeshje më pak.