Malik Hasa
29 Gusht 2016•Përditësim: 30 Gusht 2016
TIRANË (AA) – Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë në Futboll, Gianni De Biasi, në një konferencë për mediat në ambientet e Federatës së Futbollit Shqiptare të Futbollit ka prezantuar sot listën për dy ndeshjet e radhës, raporton Anadolu Agency (AA).
Në fjalën e tij gjatë prezantimit të listave për ndeshjen miqësore të Shqipërisë me Marokun dhe atë të vlefshme për eliminatorët e Botërorit Rusi 2018 me Maqedoninë De Biazi ka folur fillimisht për largimin e ish-kapitenit Cana.
"Dua të falënderoj Lorik Canën për kontributin e dhënë deri më tani dhe them me keqardhje që me vendimin e tij personalisht nuk do të jetë në këto eliminatore", tha tekniku.
Ai shtoi se nën drejtimin e tij Kombëtarja e Shqipërisë do të vazhdojë të kërkojë dhe të mbledhë talente të reja për të bërë një skuadër akoma dhe më të fortë se ajo e EURO 2016-ës.
Ndërkohë në lidhje me ndeshjen me Maqedoninë ai u shpreh: ‘’Duhet të japim maksimumin tonë përballë Maqedonisë pasi është një skuadër e mire dhe në rast të një dështimi të mundshëm me këtë skuadër do të bëjmë një figure të keqe për tifozët dhe shikuesit tanë.
Ndërsa përsa i përket një rivaliteti të mundshëm me trajnerin e Kosovës, Albert Bunjakin, tekniku italian tha: “Nuk kam folur prej kohësh me trajnerin e Kosovës. Në këndvështrimin tim ai nuk ka bërë asgjë të çuditshme.”
De Biazi gjatë konferencës për mediat ka prezantuar edhe mjekun e ri të Kombëtares së Shqipërisë Gianluca Stesina i cili më pare ka punuar si mjek edhe në skuadrën e Juventusit. Më pas, ai ka konfirmuar edhe listën e futbollistëve që do të grumbullojë për miqësoren me Marokun dhe ndeshjen zyrtare kundër Maqedonisë.
Lista e futbollistëve që De Biasi, do të grumbullojë për këto dy ndeshje është si më poshtë:
Nr | Emer Mbiemer | Pozicioni | Ekipi qe aktivizohet | Datelindja |
1 | Etrit Berisha | Portier | SS Lazio | 10.03.1989 |
2 | Alban Hoxha | Portier | FK Partizani | 23.11.1987 |
3 | Orges Shehi | Portier | KF Skenderbeu | 25.09.1977 |
* 4 | Thomas Strakosha | Portier | SS Lazio | 19.03.1995 |
5 | Naser Aliji | Mbrojtes | FC Kaiserslautern | 27.12.1993 |
6 | Berat Gjimshiti | Mbrojtes | Atalanta | 19.02.1993 |
7 | Mergim Mavraj | Mbrojtes | FCKeln | 09.07.1986 |
8 | Elseid Hysaj | Mbrojtes | SSC Napoli | 02.02.1994 |
9 | AnsiAgolli | Mbrojtes | Karabag | 11.10.1982 |
10 | Frederic Veseli | Mbrojtes | FC Empoli | 20.11.1992 |
11 | Ledian Memushaj | Mesfushor | Delfino Pescara | 07.12.1986 |
12 | Ergys Kace | Mesfushor | FC Viktoria Plzen | 08.07.1993 |
13 | Andi Lila | Mesfushor | PAS Janina | 12.02.1986 |
14 | Migjen Basha | Mesfushor | FC Bari | 05.01.1987 |
15 | Odise Roshi | Mesfushor | Terek Grozny | 22.05.1991 |
16 | Burim Kukeli | Mesfushor | FCZyrih | 16.01.1984 |
17 | Ermir Lenjani | Mesfushor | Renes | 05.08.1989 |
18 | Jahmir Hyka | Mesfushor | Luzern | 08.03.1988 |
19 | Taulant Xhaka | Mesfushor | FC Basel | 28.03.1991 |
20 | Amir Abrashi | Mesfushor | SC Freiburg | 27.03.1990 |
21 | Bekim Balaj | Sulmues | Terek Grozny | 11.01.1991 |
22 | Sokol Cikalleshi | Sulmues | Medipol Basaksehir | 27.07.1990 |
23 | Armando Sadiku | Sulmues | FCZyrih | 27.05.1991 |
24 | Shkelzen Gashi | Sulmues | Colorado Rapids | 15.07.1988 |
25 | Rey Manaj | Sulmues | Delfino Pescara | 24.02.1997 |