Seyit Aydoğan
03 Gusht 2017•Përditësim: 03 Gusht 2017
TORONTO (AA) – Sprinteri kanadez Andre De Grasse pas lëndimit që pësoi gjatë stërvitjes, nuk do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Atletikës i cili nesër do të fillojë në Londër, raporton Anadolu Agency (AA).
Atleti në rrjetin social njoftoi se për shkak të lëndimit që pësoi në stërvitje në fillim të kësaj jave, nuk do të marrë pjesë në kampionatin që do të mbahet në Londër nga 4 deri më 13 gusht.
Paul Doyle, trajneri i De Grasse, tha se sprinteri mund të jetë jashtë terrenit katër deri në gjashtë javë.
Trajneri i kombëtares së Kanadasë, Glenroy Gilbert, deklaroi se i vjen keq për Andrea-n.
De Grasse në Rio në kategorinë 200 metra fitoi medaljen e argjendtë, ndërsa në 100 metra dhe 4X100 metra me stafetë fitoi medalje të bronztë. Në këtë mënyrë ai u bë sprinteri i parë të cilit i shkoi për dore që të fitojë tre medalje në një Olimpiadë.