Ekip
21 Korrik 2016•Përditësim: 21 Korrik 2016
LOZANË (AA) – Gjykata e Arbitrazhit Sportiv e ka refuzuar ankesën e atletëve rusë lidhur me pezullimin e tyre që e mori Federata Botërore e Atletikës (IAAF), pasi mësoi se nën mbikëqyrjen e shtetit kanë përdorur mjete dopingu, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjykata në Lozanë hodhi poshtë ankesën e 68 atletëve rusë të cilët kërkuan që t'u hiqet pezullimi i vendosur nga IAAF, për shkak të të cilit nuk mund të marrin pjesë në Lojërat Olimpike Verore në Rio de Janeiro nga data 5 deri më 21 gusht të këtij viti.
Ky vendim mund të ketë ndikim edhe në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC) i cili shqyrton pezullimin eventual të tërë ekipit olimpik të Rusisë.
Menjëherë pas vendimit nga Lozana u prononcuan edhe nga IAAF, të cilët theksuan se me këtë zhvillim të ngjarjeve "janë krijuar kushte të njëjta për të gjithë sportistët".