Ercan Çakar
25 Gusht 2022•Përditësim: 25 Gusht 2022
Futbollisti anglez Dele Alli ka mbërritur në Istanbul për bisedime lidhur me transferimin e tij nga Everton te klubi turk Beşiktaş, raporton Anadolu Agency (AA).
Futbollisti (26) është pritur në aeroportin Atatürk nga përfaqësues të klubit dhe tifozë.
Pritet që pas bisedimeve në Istanbul dhe ekzaminimeve mjekësore, futbollisti të nënshkruajë kontratë me Beşiktaş-in.
Alli gjithashtu ka luajtur për MK Dons, Tottenham dhe Everton, kurse për kombëtaren e Anglisë ka 37 paraqitje.