Emre Doğan
24 Prill 2017•Përditësim: 25 Prill 2017
LONDËR (AA) - Unioni i Futbollistëve Profesionistë të Anglisë (PFA) ka shpallur mesfushorin e përfaqësueses franceze dhe klubit nga Londra Chelseas, N'gola Kante lojtarin më të mirë në Premier Ligë, raporton Anadolu Agency (AA).
Çmimin "lojtari më i mirë i vitit" 26-vjeçari Kante e mori në një konkurrencë të fortë në të cilën të nominuar ishin edhe bashkëlojtari i tij, Eden Hazard, golashënuesi më i mirë i Manchester United, Zlatan Ibrahimoviç, sulmuesi i Arsenalit, Alexis Sanchez, Harry Kane nga Tottenham dhe Romelu Lukaku nga Everton.