Satuk Buğra Kutlugün
17 Shkurt 2019•Përditësim: 18 Shkurt 2019
CHARLOTTE (AA) – Fundjava e NBA All-Star ka ofruar tre kategori sfidash në të cilat shikuesit kishin mundësi të shohin aftësitë e basketbollistëve në tre gara, gjuajtjen e tre pikëshit, ngulitje dhe sfida e shkathtësive, raporton Anadolu Agency (AA).
Gara e parë që u mbajt, ishte sfida e shkathtësive, dhe në të triumfoi lojtari i Boston Celtics, Jayson Tatum, i cili mposhti basketbollistin Trae Young nga Atlanta Hawks.
Mbrëmja vazhdoi me garën e tre pikëshit ku si fitues doli Joe Harris, i cili në finale mundi lojtarin e Golden State Warriors, Stephen Curry.
Harris shënoi 26 pikë në raundin final, ndërsa Stephen Curry u ndal në kuotën prej 24 pikë duke përfunduar i dyti.
Në eventin e fundit të mbrëmjes, Hamidou Diallo nga Oklahoma City Thunder, triumfoi në garën e ngulitjes.
Diallo i’a doli të ngulitë duke kërcyer mbi legjendën e NBA-së, Shaquille O'Neal, që ngjasoi shumë me ngulitjen e cila ka mbetur e regjistruar në analet e All Star fundjavës, ajo e Vince Carter në vitin 2000.