Ekip
13 Maj 2016•Përditësim: 13 Maj 2016
MOSKË (AA) – Federata e Basketbollit të Rusisë (FBR) lidhur me hetimin për bixhoz ka pezulluar 24 basketbollistë nga 11 klube ruse, raporton Anadolu Agency (AA).
Dënimi është në vijim të fushatës për luftë kundër korrupsionit ndërmarrë nga Andrei Kirilenko, president i FBR-së. Nga Federata njoftuan se kanë analizuar të dhënat e qendrave të bastit, që janë pjesë e hetimit, gjatë të cilave janë zbuluar raste ku lojtarët kanë vënë baste në ndeshjet e klubeve të tyre.
Basketbollistët, të cilët të gjithë luajnë në shkallën e dytë të Superligës së Rusisë, kanë marrë pezullim në kohëzgjatje prej gjashtë deri në tre vite.
Federata nuk saktësoi se cilët lojtarë janë pezulluar dhe për cilat vepra, por u theksua se disa kanë marrë dënim më të vogël sepse kanë bërë pranim “të ndershëm”.