Abdulkadir Karakaya
06 Shtator 2020•Përditësim: 07 Shtator 2020
Një nga ekipet në Formula 1, Renault duke filluar nga viti i ardhshëm do të garojë me emrin Alpine, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë në faqen e internetit të Formula 1 thuhet se Renault do të ndryshojë emrin në Alpine.
Ndërsa ngjyrat e reja të ekipit do të jenë blu, e bardhë dhe e kuqe të cilat përfaqësojnë flamurin e Francës.
Renault, në sezonin e ardhshëm të F1 do të garojë me pilotin spanjoll, Fernando Alonso që ka dy kampionate botërore dhe me francezin Esteban Ocon.