Mutlu Demirtaştan
17 Mars 2016•Përditësim: 18 Mars 2016
STAMBOLL (AA) - Sezoni i ri në Formula 1 fillon këtë fundjavë me garën për Çmimin e Madh të Australisë në pistën Albert Park në Melburn, raporton Anadolu Agency (AA).
Grand Prix-i i parë i sezonit do të zhvillohet të dielën më 20 mars, ku pilotët do të kenë 58 xhiro në pistën me gjatësi prej 5.303 metrash. Që nesër janë planifikuar trajnimet e para, kurse të shtunën do të mbahet trajnimi i cili do të përcaktoj pozicionet e fillimit nga të cilat bolidët do të fillojnë sezonin e ri të "cirkut më të shpejtë në botë".
Sezoni i Formula 1 do të përfundojë më 27 nëntor me garën Grand Prix në Abu Dhabi, kurse pilotët gjatë sezonit të ri do të kenë gjithësej 21 gara. Në krahasim me sezonet e mëparshme, risi në gara është Çmimi i Madh i Azerbejxhanit, e cila do të jetë gara e tetë e sezonit që do të mbahet më 19 qershor në Baku.
Formula 1 pas një ndërprerje një vjeçare kthehet sërish në Gjermani, ku do të mbahet gara e 12-të e sezonit, e cila do të zhvillohet në pistën Hockenheim.
Në sezonin e ardhshëm garat do të mbahen për Çmimin e Madh të Australisë, Bahreinit, Kinës, Rusisë, Spanjës, Monakos, Kanadasë, Azerbejxhanit, Austrisë, Britanisë, Hungarisë, Gjermanisë, Belgjikës, Italisë, Singaporit, Malajzisë, Japonisë, SHBA-ve, Meksikos, Brazilit dhe Abu Dhabit.
Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit ka prezantuar disa ndryshime të vogla në prag të sezonit të ri, nga të cilat më së shumti bie në sy sistemi për thithje dhe gomat e përdorura.
Pavarësisht pakënaqësisë së pilotëve dhe tifozëve, rregullat e kualifikimit në garat e Formula 1 janë ndryshuar para fillimit të sezonit dhe do të zbatohen në garën e Australisë. Gjatë këtij sezoni, do të ndryshohet edhe rregulli i komunikimit në radio, i cili do të reduktohet, që ka shkaktuar zemërim shtesë tek pilotët.
Në sezonin që vjen do të garojnë gjithsej 11 ekipe, kurse titullin e kampionit e mbron Lewis Hamilton me bolidin e Mercedesit. Bolidin tjetër të ekipit gjerman do ta drejtojë Noco Rosberg. Pas timonit të rivalit më të madh të Mercedesit, Ferrari do të ulen Sebastian Vettel dhe Kimi Raikkonen.