SARAJEVË (AA) - Shumë nga lojtarë të sotëm ëndërrojnë të marrnin paga astronomike. Njëri prej tyre është edhe sulmuesi i Fenerbahces Turke, Emmanuel Emenike që në fillim të karrierës fitonte 50 $ në muaj, ndërsa tani ai fiton 250.000 $ në muaj, raporton Anadolu Agency (AA).
Hikmet Ferudun Tankut, ish-presidenti Karabukspor ka treguar për mediat britanike se si nigeriani i cili luajti dy vjet për këtë klub ka arritur në pagën e 250.000 $ në muaj.
"Mbaj mend që ai erdhi në Ankara me menaxherin e tij, u takuan me katër klube, por askush nuk ishte i interesuar. Pasi nuk arriti të tregojë vehten, ai shkoi në ligën e dytë. Më thirri një mik dhe më tha se është një lojtar i cili nuk është i gatshëm për Super Ligë, por që mund ta provonim në ligën e dytë. Ne ishim të impresionuar dhe nënshkruam kontratë prej 25.000 $," tha Tankut.
Ndërkohë që Emenike në fillimet e karrjerës së tij, luajti në Cape Town, ku fitonte 50 $ në muaj.
Me ardhjen e tij në Turqi Emmanuel Emenike kishte ëndërr që të luaj për Chelsea, e cila në të ardhmen mund ti plotësohet, sepse klubi Londinez këtë verë tregoi interes për ta trasferuar atë për 24 milionë $.
Për këtë lojtarë janë interesuar edhe Arsenali, Tottenhami dhe Evertoni, shkruan Anadolu Agency.
@aa_albanian