MADRID (AA) - Klubi Atletico Aznalcazar ka nxjerrë jashtë klasifikimit ekipin Palomares Junior, me rezultatin 53-0, në Ligën shkollore të futbollit në krahinën spanjolle Andaluzi.
Megjithatë, pas ndeshjes Federata Rajonale e Futbollit të Andaluzisë ka pezulluar trajnerin e ekipit fitues "për poshtërim dhe denigrim ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar", për të cilin kanë luajtur edhe fëmijët njëmbëdhjetë vjeçar.
"Kjo që ndodhi nuk është e natyrshme, sepse e rrënon filozofinë e sportit. Përgjegjësia bie mbi trajnerin dhe për shkak të kësaj ai është pezulluar", kanë deklaruar nga Liga shkollore e Andaluzisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ekipi Palomares Junior është larguar nga gara "për shkak të sjelljes së pahijshme të kundërshtarit".
@aa_albanian