Abdulselam Durdak
12 Dhjetor 2015•Përditësim: 13 Dhjetor 2015
MYNIH (AA) - Bordi Ekzekutiv i Federatës Ndërkombëtare të Basketbollit (FIBA) ka vendosur që “Euro 2017” të luhet në katër vende, Finlandë, Izrael, Rumani dhe Turqi. Finalja e Eurobasket 2017 do të luhet në Stamboll, raporton Anadolu Agency (AA).
Komiteti mori këtë vendim gjatë një takimi në Mynih të Gjermanisë.
Njëra nga ndeshjet e grupit do të mbahet në sallën Abdi Ipekci në Stamboll, kurse ndeshja finale e garës do të mbahet në sallën e sporteve "Sinan Erdem", në Stamboll.