Satuk Buğra Kutlugün
22 Dhjetor 2017•Përditësim: 22 Dhjetor 2017
ANKARA (AA) - Galatasaray ka njoftuar se trajneri turk Fatih Terim (64) edhe zyrtarisht u bë trajneri i ri i këtij klubi, raporton Anadolu Agency (AA).
Klubi në profilin e tij zyrtar të Twitterit njoftoi arritjen e marrëveshjes me trajnerin turk.
"Dhe, pikërisht aty ku mbetëm ... Ai u kthye! # FatihTerim", thuhet në mesazh.
Terim në stol do të zëvendësojë ekspertin kroat Igor Tudor i cili u shkarkua këtë javë.
Kjo është hera e katërt që Terim do të udhëheq klubin e famshëm turk.
Në karrierën e tij të mëparshme ai ka drejtuar Ankaraguc, Goztepe, Galatasaray, Fiorentina, Milan, përfaqësuesen turke U21 dhe ekipin e parë kombëtar të Turqisë tre herë.