Dejan Maksimoviç
30 Prill 2016•Përditësim: 01 Maj 2016
SARAJEVË (AA) – Sipas informacioneve të mediave italiane, Lazio sezonin e ardhshëm në pankiën e saj dëshiron të ketë trajnerin turk Fatih Terim, i cili momentalisht udhëheq kombëtaren e vendit të tij, raporton Anadolu Agency (AA).
Burimet e njëjta theksojnë se Terim është i gatshëm për ardhjen e tij të tretë në Itali. Paraprakisht kishte rastin që të stërviste ekipin e Fiorentinës dhe Milanit.
Kjo do të thotë se Simone Inzaghi, i cili përkohësisht mori klubin këtë muaj, në fund të sezonit do të braktisë klubin e Lazio-s. Më tej thuhet se Terim-it do t’i ofrohet marrëveshje dyvjeçare.
Terim në karrierën e tij të pasur përveç klubeve të lartpërmendura italiane disa herë ka udhëhequr Galatasaray-n, në të cilin ka kaluar edhe pjesën më të madhe të karrierës së tij si lojtar, ndërsa në pankinën e Turqisë ka qenë tre herë. Sivjet Turqinë do ta drejtojë në Kampionatin Evropian, i cili nga 10 qershori deri më 10 korrik do të mbahet në Francë.