Erkan Tiryaki
15 Shkurt 2023•Përditësim: 15 Shkurt 2023
Federata Botërore e Taekwondos ka dhënë një donacion prej 30 mijë dollarësh për qytetarët e prekur nga tërmeti në Türkiye, transmeton Anadolu.
Në deklaratën e Federatës Turke të Taekwondos thuhet se Federata Botërore e Taekwondos ka dhënë një donacion prej 30 mijë dollarësh.
"Presidenti i Federatës Botërore të Taekwondos, Chungwon Choue vizitoi ambasadorin e Türkiye-s në Seul, Murat Tamer në zyrën e tij pas katastrofës së tërmetit. Ai mori pjesë në takim me telekonferencë presidenti i Federatës Turke të Taekwondos, Metin Şahin, i cili po kryente hetime në zonën e fatkeqësisë. Choue shprehu pikëllimin dhe ngushëllimet e tij për fatkeqësinë dhe tha se si federatë kanë dhënë 30 mijë dollarë ndihmë për rajonin e tërmetit", thuhet në deklaratë.
Ndërkaq thuhet se Federata Evropiane e Taekwondos krijoi një llogari donacionesh dhe filloi një fushatë bamirësie për të prekurit e tërmetit.