Şenhan Bolelli
25 Tetor 2016•Përditësim: 25 Tetor 2016
MADRID (AA) – Federata Botërore e Futbollit (FIFA) i ka shqiptuar gjobë në vlerë prej 220.000 franga zvicerane (203.000 euro) Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF), se nuk ka ndërhyrë në parregullsitë gjatë nënshkrimit të kontratave të Real Madridit dhe Atletico Madridit me futbollistët e rinj të huaj, raporton Anadolu Agency (AA).
Ashtu siç ishte rasti më parë kur FIFA gjobiti Barcelonën dhe RFEF-in, Komisioni disiplinor i FIFA-s, sërish dënoi RFEF-në pasi e konsideron fajtore për kontratat diskutabile me lojtarët më të rinj se 18 vjeç.
Në deklaratë thuhet se dënimi ka të bëjë me kontratat e diskutueshme të cilat Atletico Madrid i ka shkelur rregullat ndërkombëtare në periudhën 2007 deri në 2014 dhe Real Madrid në periudhën 2005-2014.