Bakir Tiro
14 Janar 2016•Përditësim: 15 Janar 2016
CYRIH (AA) – Komisioni disiplinor i Federatës Botërore të Futbollit (FIFA) ka ndëshkuar klubet spanjolle, Atletico Madrid dhe Real Madrid për shkak të shkeljeve të cilat kanë të bëjnë me transferimet ndërkombëtare dhe regjistrimin e lojtarëve më të rinj se 18 vjeç, raporton Anadolu Agency (AA).
Dy klubet spanjolle Real Madrid dhe Atletico Madrid janë ndëshkuar me ndalesën e transferimit të lojtarëve gjatë dy afateve kalimtare, gjegjësisht në këtë periudhë nuk do të mund të regjistrojnë asnjë futbollist të ri në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.