Besar Ademi
08 Gusht 2017•Përditësim: 08 Gusht 2017
SHKUP (AA) – Pjesa e parë e spektaklit të shumëpritur mes Real Madridit dhe Manchester Unitedit në luftën për trofeun e UEFA Super Kupës 2017 përfundoi me rezultat 1:0. Rezultatin e ndeshjes që zhvillohet në stadiumin kombëtar “Filipi i dytë” në Shkup arriti ta ndryshojë Casemiro në minutën 24’, raporton Anadolu Agency (AA).
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho filloi ndeshjen me qendër sulmuesin Benzema, pastaj Bale dhe Isco, në mesfushë Kroos, Casemiro dhe Modriç, në mbrojtje Carvajal, Varane, Ramos dhe Marcelo, ndërsa në portë Navas.
Nga ana tjetër, trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, ndeshjen e filloi me formacionin me Lukaku, Lingard, Mkhitaryan, Matiç, Harrera, Pogba, Darmian, Smalling, Lindelof, Valencia dhe me portierin De Gea.
Gjatë pjesës së parë skuadra spanjolle kishte nën kontroll lojën, por nga ana tjetër edhe skuadra angleze pasi disa mundësi nga disa goditje të bllokuara në kohë nga mbrojtësit e kundërshtarëve të tyre. Në minutën 42’, Lingard u ndëshkua me karton të verdh.
Stadiumi “Filipi i dytë” i cili ka kapacitet prej 33.460 ulëse, është i mbushur përplot me mbështetësit e dy skuadrave më të pasura dhe më të njohura në botë. Përveç stadiumit, edhe rrugët e qytetit janë “të pushtuara” nga tifozë të të dyja skuadrave të cilët nuk arritën të sigurojnë bileta për të ndjekur ndeshjen në stadium.
Atmosfera entuziaste dhe euforia e tifozërisë nuk mungon edhe në rrugët e qytetit të Shkupit, në të cilat dominojnë flamujt e skuadrës spanjolle dhe asaj angleze. Në sheshin “Maqedonia" Qyteti i Shkupit ka organizuar edhe “zonën neutrale të fansave”, ku dhe do të jetë transmetimi qendror i drejtpërdrejt i spektaklit të shumëpritur në mbarë botën.