Amina Zorniç
08 Tetor 2015•Përditësim: 09 Tetor 2015
SARAJEVË (AA) - Komiteti i Etikës i Asociacionit Botëror të Futbollit (FIFA) ka pezulluar për 90 ditë kryetarin e Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA), Michel Platini. Kjo masë erdhi menjëherë pas pezullimit të djeshëm të presidentit të FIFA-s, Sep Blatter, raporton Anadolu Agency (AA).
Platini sot u tha mediave se ai ishte informuar se do të pezullohet për 90 ditë dhe këtë ai e quan "një përpjekje për të dëmtuar reputacionin e tij".
Sipas shkrimeve në prestigjiozen britanike "Guardian", Platini mbrëmë ka marrë informacionin nga Komiteti i Etikës i Asociacionit Botëror të Futbollit për pezullimin e tij për 90 ditë, por që ende nuk është konfirmuar.
Për të lexuar vazhdimin e lajmit duhet të abonoheni.