TREBINJE (AA) - Në sallën sportive në Trebinje "Milos Mrdić" fillon sot kampionati Ballkanik në xhudo, raporton korrespondenti i Anadolu Agency (AA) .
Në këtë kampionat janë përfshirë përfaqësuesit e nëntë vendeve: Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Serbia, Shqipëria, Maqedonia, Rumania, Turqia, Hungaria dhe Bullgaria, me më shumë se 200 garues.
Betejat kualifikuese në kategori të ndryshme filluan kampionatin Balkanik në xhudo për senior dhe të moshuarit. Ftesës i janë përgjigjur nëntë shtete, që paraqet numrin maksimal të pjesmarrësve në këtë kategori të garave.
Sot, janë planifikuar garat e ballafaqimieve individuale, ndërsa grata ekipore janë planifikuar për nesër.
Zëvendëskryetari i Federatës së xhudosë në BH, Dragan Mrdić thotë se organizatorët janë të kënaqur me cilësinë e garuesve, që kanë ardhur në këtë kampionat, pasi që një javë më parë në Rusi mbajtur kampionatin botëror në xhudo.
Ceremonia e hapjes së kampionatit është planifikuar për sot në ora 16, dhe do të hapet nga Ministri i Familjes, Rinisë dhe Sporteve të Republikës së Bosnjës dhe Hercegovinës të entitetit të Republika Serbska, Nada Teshanoviç.
Kampionati u organizua nga klubi Xhudos "Leotar" Trebinje, Trebinjesport dhe qyteti iTrebinjes.