DUBROVNIK (AA) - Diego Armando Maradona, një nga lojtarët më të mirë të futbollit i të gjitha kohërave, mbrëmë ka shkaktuar incident në Dubrovnik, raporton Anadolu Agency (AA).
Argjentinasi ishte argëtuar në shoqërinë e disa bukurosheve në lozhën VIP të një klubi të njohur në Dubrovnik, por e ka tepërruar së konsumuari alkool.
Gjatë tërë natës ai është fotografuar me fansat. Por, pas largimit nga klubi i natës, në një gjendje dukshëm të dehur, ai ka rrefuzuar të fotografohet me njërin nga djemtë lokal dhe më pas e ka shtyrë. Kjo gjë e ka zemëruar kroatin dhe kishte filluar ta fyente Maradonen, ku më pas Maradona e ka sulmuar edhe fizikisht.
Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe në atë menyrë ka parandaluar një incident më të madh.