Fatih Erel
10 Korrik 2025•Përditësim: 13 Korrik 2025
STAMBOLL (AA) - Fiorentina, një nga klubet italiane të Serie A, ka nënshkruar një kontratë njëvjeçare me sulmuesin boshnjak Edin Dzeko, i cili u largua nga Fenerbahçe, transmeton Anadolu.
"Dzeko ka nënshkruar një kontratë që do ta mbajë atë në klub deri më 30 qershor 2026, me një rinovim automatik deri më 30 qershor 2027, në rast të përmbushjes së disa kushteve të caktuara", thuhet në deklaratën e klubit italian.
Golashënuesi 39-vjeçar ka luajtur gjithashtu për Wolfsburg, Manchester City, Roma dhe Inter Milan, ndërsa ka shënuar 46 gola në 99 ndeshje zyrtare për Fenerbahçe gjatë dy sezoneve të fundit.