Dejan Maksimoviç
15 Korrik 2017•Përditësim: 16 Korrik 2017
SILVERSTONE (AA) – Piloti britanik Lewis Hamilton, ka gëzuar tifozët e tij vendor në shtegun në Silverstone, pasi në kualifikimet për Çmimin e Madh të Britanisë së Madhe, ai realizoi kohën më të mirë duke i siguruar vetes një “pole pozicion” për garën e nesërme, raporton Anadolu Agency (AA).
Për Hamiltonin, kjo do të jetë hera e pestë që do të fillojë garën në Silverstone nga pole pozicioni, gjë të cilën ia siguroi koha prej 1: 26.600 minuta.
Pas tij u radhitën pilotët e Ferrarit, Kimi Raikkonen dhe lideri i kampionatit Sebastian Vettel.
Bashkë me Vettelin, garën nga rreshti i dytë do ta fillojë edhe Valtteri Bottas, kolegu i Hamiltonit nga skuadra e Mecedesit, i cili arriti kohën e katërt më të mirë.
Në renditjen e pilotëve kryeson Vettel me 171 pikë, i ndjekur nga Hamilton me 151, ndërsa në vendin e tretë radhitet Bottas 136.
Në garën e konstruktorëve prin Mercedes me 287 pikë, ndërsa Ferrari është i dyti me 254.