Doğa Kırmızıoğlu
20 dhjetor 2022•Përditësim: 20 dhjetor 2022
Fotografia me trofeun e Kupës së Botës që u postua nga Lionel Messi, i cili luajti rol kryesor në fitoren e Argjentinës për Kupën e Botës pas 36 vitesh, ka thyer rekorde të pëlqimeve në Instagram, transmeton Anadolu Agency (AA).
Messi, i cili ka lënë pas lojtarët legjendarë duke thyer rekorde njëri pas tjetrit në Kupën e Botës, vazhdon të arrijë suksese edhe në drejtime të tjera pas turneut.
Fotografia e postuar në Instagram ku Messi ngre trofeun e Kupës së Botës është pëlqyer nga 57.2 milionë njerëz dhe arriti rekordin e ri në faqen e postimeve sociale.
Postimi më i popullarizuar më parë i Instagramit ka qenë fotografia "vezë" e cila ka patur 56.1 milionë pëlqime.