Bakir Tiro
02 Mars 2016•Përditësim: 03 Mars 2016
BUENOS AIRES (AA) - E respektoj Cristiano Ronaldon dhe kjo është e tëra, ka thënë për gazetën argjentinase "El Grafico" Lionel Messi, përballë Ronaldos lojtari më i mirë i kohës tonë, por sipas mendimit të shumicës, edhe i të gjitha kohërave, raporton Anadolu Agency (AA).
"Cristiano dhe unë jemi profesionistë. Ne mbrojmë ekipet tona. Por, jemi rivalë në lojë. Asgjë më shumë se kaq. Ndonjëherë fiton ekipi im, ndonjëherë ekipi i tij. Ky është futbolli", ka thënë Messi.