Emre Aşıkçı
03 Mars 2020•Përditësim: 05 Mars 2020
Me fitoren e fundit ndaj Gaziantep FK të hënën, Medipol Basaksehir ruajti epërsinë në ligën kryesore të futbollit në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).
Gael Clichy, Irfan Can Kahveci dhe Demba Ba shënuan golat për skuadrën e Stambollit Basaksehir për fitoren 3:1 ndërsa golin e vetëm për Gaziantep FK, e shënoi mesfushori Kenan Ozer.
Me këtë fitore, Basaksehir ruajti pozitën e parë të Super Ligës së Turqisë me 49 pikë.
Trabzonspor që radhitet e dyta, mposhti Caykur Rizespor 5:2 në një derbi të Detit të Zi për të siguruar 48 pikë në 23 ndeshje.
Galatasaray shënoi fitore ndaj Genclerbirligi 3:0 ndërsa Fenerbahçe arriti një pikë në ndeshjen e tyre kundër Antalyaspor, me një gol në kohën shtesë, duke arritur 2:2.
Demir Grup Sivasspor arriti 48 pikë me rezultatin 3:0 në ndeshjen si mysafir të dielën kundër MKE Ankaragucu.
Liderët Basaksehir pasohen nga Trabzonspor, Galatasaray dhe Sivasspor me nga 48 pikë secila.
Aytemiz Alanyaspor humbi ndaj Besiktasit 2:1 dhe ra në vendin e gjashtë ndërsa Besiktas u ngjit në vendin e pestë me 40 pikë.
Rezultatet
Aytemiz Alanyaspor - Besiktas 1:2
Ittifak Holding Konyaspor - Kasimpasa 0:0
Trabzonspor - Caykur Rizespor 5:2
Fraport TAV Antalyaspor - Fenerbahçe 2:2
Yukatel Denizlispor - BtcTurk Yeni Malatyaspor 2:0
MKE Ankaragucu - Demir Grup Sivasspor 0:3
Galatasaray - Genclerbirligi 3:0
Medipol Basaksehir - Gaziantep FK 3:1
Hes Kablo Kayserispor - Goztepe 1:0