Hüseyin Burak Demirer
02 Mars 2020•Përditësim: 03 Mars 2020
Bëhen të ditur stadiumet ku do të luhen finalja e UEFA Ligës së Evropës për vitin 2022 si dhe UEFA Super Kupa për vitin 2022 dhe 2023, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas njoftimit të bërë nga UEFA, bordi ekzekutiv i mbledhur në kryeqytetin e Holandës, Amsterdam, vendosi që finalja e Ligës së Evropës për vitin 2022 të luhet në Puskas Arena në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest.
Gjithashtu, Super Kupa 2022 në Stadiumin Olimpik Helsinki në kryeqytetin e Finlandës, si dhe Super Kupa 2023 në Stadiumin Kazan të qytetit me emër të njëjtë të Rusisë.