Emrah Oktay
26 Korrik 2020•Përditësim: 27 Korrik 2020
Futbollisti brazilian Maicon do të kthehet nga skuadra saudite Al-Nassr në radhët e klubit turk Galatasaray, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ish-mbrojtësi i skuadrës portugeze Porto dhe përfaqësueses së Brazilit Maicon konfirmoi në Twitter se po kthehet në Galatasaray, pasi luajti si huazim në Al-Nassr për një vit e gjysmë.
Duke falënderuar ekipin saudit dhe tifozët, 31-vjeçari Maicon tha se është koha e duhur për t’u rikthyer në Galatasaray.