Muhammed Enes Çallı
26 Korrik 2020•Përditësim: 27 Korrik 2020
Beşiktaş përfundoi sezonin e Super Ligës turke 2019-2020 të shtunën në vendin e tretë pasi mposhti Gençlerbirliği-n me rezultatin 3:0 në Ankara, raporton Anadolu Agency (AA).
Demir Grup Sivasspor ishte në vendin e tretë gjatë javës së fundit, por humbi 3:1 nga Göztepe në Izmir dhe Beşiktaş u hodh në vendin e tretë me 62 pikë.
Sivasspor ra në vendin e katërt me humbjen dhe përfundoi me 60 pikë.
Trabzonspor, i cili radhitet i dyti, mposhti Hes Kablo Kayserispor-in 2:1 si mysafir dhe përfundoi sezonin me 65 pikë.
Alanyaspor siguron vendin e 5-të
Aytemiz Alanyaspor i befasoi tifozët këtë sezon duke mbledhur 57 pikë për të siguruar vendin e pestë në tabelë.
Ata mposhtën Ittifak Holding Konyaspor-in 3:2 në një ndeshje jashtë.
Përkundër dështimit në përmbushjen e pritjeve këtë sezon, Fenerbahçe i dha fund sezonit me një fitore në shtëpi, duke mposhtur Çaykur Rizespor-in 3:1 në Stamboll.
Galatasaray barazoi 2:2 me Fraport TAV Antalyaspor të premten, ndërsa tifozët e "Luanëve" ishin të zhgënjyer nga performanca e dobët e ekipit gjatë sezonit. Ata përfunduan në vendin e gjashtë.
BtcTurk Yeni Malatyaspor, Hes Kablo Kayserispor, Ankaragücü bien nga liga
BtcTurk Yeni Malatyaspor dhe Hes Kablo Kayserispor kanë rënë nga liga pas disfatës në lojërat e tyre të fundit.
Kampionët e kurorëzuar së fundmi në Super Ligë, Medipol Başakşehir, do të përballen me Kasımpaşa-n të dielën për ndeshjen e fundit të sezonit 2019-2020.
Medipol Başakşehir u kualifikua automatikisht në fazën grupore të Ligës së Kampionëve të sezonit të ardhshëm.
UEFA ndaloi Trabzonsporin nga garat e klubeve për një vit për mospërmbushje të objektivave financiare, por ekipi apeloi aktvendimin në Gjykatën e Arbitrazhit për Sport (CAS).
Vendimi i CAS-it për ndalimin finales dhe rezultatin e Kupës turke Ziraat midis Aytemiz Alanyaspor-it dhe Trabzonspor-it do të përcaktojë skuadrat që të përfaqësojnë Turqinë në garat e UEFA-s sezonin e ardhshëm.
Rezultatet e të premtes dhe të shtunës të xhiros së 34-të:
Fraport TAV Antalyaspor - Galatasaray 2:2
Göztepe - Demir Grup Sivasspor 3:1
Gençlerbirliği - Beşiktaş 0:3
Yukatel Denizlispor - MKE Ankaragücü 0:1
Ittifak Holding Konyaspor - Aytemiz Alanyaspor 2:3
Hes Kablo Kayserispor - Trabzonspor 1:2
BtcTurk Yeni Malatyaspor - Gaziantep FK 0:1
Fenerbahce - Çaykur Rizespor 3:1
E diel:
Kasımpaşa - Medipol Başakşehir