ANKARA (AA) - Raheem Sterling, një nga lojtarët e Liverpulit i cili dyshohet të ketë kundërshtuar zgjatjen e kontratës së tij me një pagesë pre 100 mijë sterlinash tha se nuk është "oportunist", raporton Anadolu Agency (AA).
Sterling në një deklaratë për mediat angleze ka thënë se ka një kontratë më klubin e tij deri më 2017-ën dhe se nuk ka dëshirë të njihet si "një futbollist oportunist që në moshën 20 vjeçare". Ai tha gjithashtu se e do futbollin dhe se është i gatshëm të bëjë çdo gjë për klubin e tij.
Sipas mediave angleze lojtari ka kundërshtuar zgjatjen e kontratës së tij edhe pse i është vënë në dispozicion një pagesë prej 100 mijë sterlinash në javë, por lojtari e kundërshton kategorikisht këtë gjë dhe theksoi se është i fokusuar në lojën e futbollit dhe se me klubin do të bisedojë gjatë muajve të verës.
"Nuk dua që tifozët e skuadrës time të mendojnë që jam një futbollist i cili mendoj vetëm për para" tha Sterling dhe shtoi se ai ka marrë një ofertë para disa javësh për një kontratë me më pak se 100 mijë sterlina në javë nga Liverpuli por nuk e ka pranuar pasi mendon që nuk është koha për të diskutuar gjëra të tilla.
Futbollisti anglez i cili ka një kontratë me një vlerë rreth 35 mijë sterlinash në muaj me klubin e Liverpulit këtë sezon shënoi 10 gola në 43 ndeshjet e zhvilluara. Futbollisti gjithashtu ka dhënë 8 asiste gjatë këtyre ndeshjeve të cilat janë shndërruar në gola.