ANKARA (AA) - Tranjeri i Chelsea, Jose Mourinho, në lidhje me situatën e Raheem Sterling i cili nuk ka rinovuar kontratëtn me Liverpool tha se "Çdo lojtar ka një çmim" raporton Anadolu Agency (AA).
Mourinho, i cili ka folur për shtypin britanik ka bërë vlerësime në lidhje me situatën e Raheem Sterling i cili refuzoi një ofertën prej 100 mijë sterlinash në javë për zgjatjen e kontratës edhe pse tranjeri i Liverpool Brendan Rodgers pati njoftuar se nuk do ta shesin.
Mourinho, mbron idenë se duhet ti hapen rrugët lojtarëve të cilët dëshirojnë të largohen nga klubi ai tha se "Nëse do flas hapur, nuk më pëlqejnë lojtarët që nuk duan të luajnë në ekipin tim dhe të punojnë me mua".
Mourinho, thekson se Zlatan Ibrahimovic u shit tek Barcelona për këtë arsye në periudhën kur ai ishte në krye të Interit. Ai ka vlerësuar se "Çdo lojtar ka një çmim. Emri i futbollistit nuk e ndryshon këtë".
Tranjeri portugez, duke terguar si shembull Eden Hazard i cili ka rinovuar kontratën me Chelsea shprehet se "A e dëshiroj largimin e tij prej Chelsea? Jo, por nëse ai shprehet se dëshiron të ikë dhe nuk dëshiron të punojë me mua, amund ti vendoset një çmimn Eden Hazard? normale që ka një çmim".
- Dritë jeshile për transferimin e Cech
Mourinho, në lidhje me Cech duke theksuar se ai ka një rol të rëndësishëm tek Chelsea ka shprehur se "Ne duhet të kujtojmë se e kanë fituar atë në klubin e futbollit dhe për këtë arsye situatën e tij duhat ta shikojmë nga një pikëpamje të veçantë. Për mendimin tim ai e ka fituar të drejtën për të diskutuar dhe finalizuar çështjen e ndarjes së tij nga klubi"