Rahmi Gündüz
19 Nëntor 2015•Përditësim: 19 Nëntor 2015
PARIS (AA) - Futbollistët e ekipit të Paris Saint-Germain (PSG) pas sulmeve terroriste që tronditën kryeqytetin e Francës në tre ndeshjet e ardhshme do të dalin në fushë me uniformat me mbishkrimin "Unë jam Parisi", raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga PSG theksohet se klubi ka marrë një vendim të tillë për të nderuar kujtimin e viktimave të sulmeve terroriste.