Bakir Tiro
22 tetor 2015•Përditësim: 22 tetor 2015
BARCELONË (AA) - Ezequiel Lavezzi, sulmuesi i PSG-së do të kalojë në rradhët e Barcelonës, ndërsa me klubin katalunjas pritet të nënshkruajë kontratë tre-vjeçare në bazë të të cilës do të fitojë katër milionë euro në vit, raporton Anadolu Agency (AA).
Transferi i argjentinasit është pynë e kryer, sepse menaxheri i tij ditët e kaluara i kaloi në Barcelonë, ku ka dakorduar të gjitha detajet rreth nënshkrimit të marrëveshjes, shkran gazeta spanjolle "Sport".
Lavezzit i skadon kontrata me PSG-në më 30 qershor, ndërsa me skuadrën nga Parisi nga viti 2012 ka fituar tre tituj në kampionatin e Francës, ku ka luajtur 96 ndeshje dhe ka shënuar 21 gola.
Lojtari i cili hapat e parë në futboll i bëri në Boca Juniors me sukses të madh ka veshur edhe fanelën e Napoli-t, San Lorenz-os dhe Estudijantes-it.