Can Erözden
22 Nëntor 2019•Përditësim: 25 Nëntor 2019
Mbrojtësi i Klubit të Super Ligës së Turqisë Galatasaray nga Republika Demokratike e Kongos, Christian Luyindama, sot u përball me një dëmtim të madh në gju, gjë që mund të bëjë që ai të humbasë pjesën tjetër të sezonit, raporton Anadolu Agency (AA).
Galatasaray në faqen e saj të internetit tha se 25 vjeçari Luyindama pësoi një këputje të ligamentit anësor në ndeshjen midis Republikës Demokratike të Kongos dhe Gambias.
Më tej thuhet se ai kishte një problem të thyerjes të miniskusit.
Klubi i Stambollit shtoi se Luyindama do t’i nënshtrohet një operacioni në gju.
Përveç kësaj, në uebfaqen e të dhënave të futbollit "Transfermarkt" thuhet se Luyindama pritet të kthehet në maj të vitit 2020.
Luyindama është lojtarë i rregullt i Galatasaray me 15 paraqitje këtë sezon.