Ahmet Özler
15 Shkurt 2017•Përditësim: 16 Shkurt 2017
KARABUK (AA) - Presidenti i klubit Karabukspor, Ferudun Tankut të martën deklaroi se trajneri i tyre i deritashëm Igor Tudor është dakorduar për kalimin e tij në Galatasaray, raporton Anadolu Agency (AA).
"Tudor udhëheqësisë sonë i tha: "Nesër në mëngjes unë do të largohem nga Karabuku. Jam dakorduar për kalimin tim në Galatasaray'', tha Tankut.
Ai theksoi se eksperti kroat dje gjatë stërvitjes me Kardemir Karabukspor bëri të ditur largimin e tij nga klubi.
"Kjo nuk është aspak morale. Galatasaray është dakorduar për të gjitha me trajnerin pa biseduar me mua", tha Tankut.