Mustafa Keleş
03 Shkurt 2016•Përditësim: 04 Shkurt 2016
NEW YORK (AA) – Ibtihaj Muhammed nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), e cila fitoi medalje bronzi në Kampionatin Botëror në skermë, do të jetë garuesja e parë me mbulesë (hixhab), që do të përfaqësojë SHBA-të në Lojërat Olimpike, shkruan Anadolu Agency (AA).
Ky informacion është publikuar në faqen e internetit të ekipit amerikan të skermës. Muhammed (30), e cila jeton në shtetin amerikan të New Jersy, fitoi vendin e tretë në skermë në Kampionatin Botëror të mbajtur në Athinë javën e kaluar.
Me marrjen e medaljes së bronztë dhe me 20 pikët e fituara në Kupën e Botës, Muhammed ka siguruar kulifikim në Lojërat e 31-ta Olimpike Verore në Rio de Janeiro. Ajo njëherit do të regjistrohet si muslimanja e parë me mbulesë që do të përfaqësojë SHBA-të në Olimpiadë.