Ekip
02 Qershor 2016•Përditësim: 02 Qershor 2016
SEUL (AA) – Organizatorët e Lojërave Olimpike të cilat në vitin 2018 do të mbahen në Korenë e Jugut sot zbuluan maskotën, tigrin e bardhë me emrin Soohorang, raporton Anadolu Agency (AA).
Komiteti organizues promovoi sot, përveç Soohoranga, maskotën e ariut të zi aziatik me emrin Bandabi i cili do të jetë simbol i Lojërave paraolimpike.
Nga Komiteti theksuan se promovimi solemn ceremonial i maskotave do të bëhet në korrik në Seul dhe Pyeongchangu.