Erbil Başay
04 Qershor 2018•Përditësim: 05 Qershor 2018
BERLIN (AA) – Trajneri i kombëtares së Gjermanisë në futboll, Joachim Löw, ka shpalosur listën përfundimtare të futbollistëve që do të jenë pjesë e skuadrës në Kampionatin Botëror 2018 që do të mbahet në Rusi, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke folur në një konferencë për shtyp në qytetin Eppan të Italisë, ku lojëtarët janë duke zhvilluar kamp stërvitor, Löw shpalosi emrat e katër lojtarëve që nuk do të përfshihen në Botëror, nga gjithsej 27 futbollistët që gjenden në kamp.
Löw tha se në listën përfundimtare që do të shkojë në Rusi nuk do të bëjnë pjesë portieri Bernd Leno dhe mbrojtësi Jonathan Tah nga ekipi i Bayer Leverkusenit, Leroy Sane nga Manchester City dhe Nils Petersen nga ekipi i Freiburgut, duke theksuar se përzgjedhja e skuadrës ka qenë një vendim i vështirë.
Në listën përfundimtare të Gjermanisë gjenden: Portierë: Manuel Neuer (Bayern Munchen), Marc-Andre ter Stegen (Barcelona), Kevin Trapp (Paris Saint-Germain); Mbrojtje: Jerome Boateng, Mats Hummels, Joshua Kimmich, Niklas Süle (Bayern Munchen), Matthias Ginter (Borussia Mönchengladbach), Jonas Hector (Köln), Antonio Rüdiger (Chelsea), Marvin Plattenhardt (Hertha Berlin); Mesfushë: Julian Brandt (Bayer Leverkusen), Julian Draxler (Paris Saint-Germain), Leon Goretzka (Schalke 04), İlkay Gündoğan (Manchester City), Sami Khedira (Juventus), Toni Kroos (Real Madrid), Sebastian Rudy (Bayern Munchen), Mesut Özil (Arsenal); Sulm: Thomas Müller (Bayern Munchen), Mario Gomez (Stuttgart), Marco Reus (Borussia Dortmund), Timo Werner (Leipzig).
Gjermania do të garojë në grupin F, ku për kundërshtarë ka Suedinë, Meksikën dhe Korenë e Jugut.