02 nëntor 2018•Përditësim: 02 nëntor 2018
STAMBOLL (AA) - SÜHA GÜR
Gjigantët e Superligës Turke, Galatasaray dhe Fenerbahçe, sot do të përballen për herën e 388-të në historinë e tyre në super-derbin e Stambollit, shkruan Anadolu Agency (AA).
Ndeshja e parë mes tyre u zhvillua më 17 janar të vitit 1909, të cilën Galatasaray e fitoi me rezultat 2-0, ndeshja e cila ishte miqësore. Në rivalitetin 109 vjeçar, Fenerbahçe kryeson në aspektin e fitoreve dhe golave të shënuara.
Klubi i kontinentit aziatik, në 387 ndeshje të zhvilluara ka fituar 146, ndërsa klubi i kontinentit evropian 123. Ndeshjet të cilat kanë përfunduar barazim mes këtyre dy rivalëve janë 118.
Fenerbahçe në këto ndeshje shënoi 532 gola, ndërsa Galatasaray u kundërpërgjigj me 482 gola.
- Ndeshja e 123-të në Ligë
Galatasaray dhe Fenerbahçe në historinë e Superligës Turke, e cila këtë vit zhvillohet për herë të 61-të, janë ndeshur 122 herë.
Fenerbahçe edhe këtu është para Galatasaray-it me 50 ndeshje të fituara kundër 33 të humbura. Në ligë këto dy ekipe nuk arritën të fitojnë në 39 ndeshje.
Në ndeshjet e ligës klubi verdhë e blu ka shënuar 154 gola, ndërsa ai verdhë e kuq 116 gola.
Ndërkohë 5 ndeshje nga gjithsej 10 të fundit mes klubeve kanë përfunduar barazim.
Fenerbahçe edhe këtu kryeson me 3 fitore, ndërsa Galatasaray 2 fitore.

Ndeshja e sotme do të luhet në stadiumin e Galatasaray-it, Türk Telekom, në orën 19.00.
10 ndeshjet derbi mes klubeve janë si vijon:
| Data | Stadiumi | Organizimi | Rezultat (FB-GS) |
| 25.08.2014 | Manisa 19 Mayıs | Super Kupa | 0 - 0 (Pen.3-2) |
| 18.10.2014 | Türk Telekom | Superliga | 1 - 2 |
| 08.03.2015 | Şükrü Saracoğlu | Superliga | 1 - 0 |
| 25.10.2015 | Ülker | Superliga | 1 - 1 |
| 13.04.2016 | Türk Telekom | Superliga | 0 - 0 |
| 26.05.2016 | Antalya | Kupa e Turqisë | 0 - 1 |
| 20.11.2016 | Ülker | Superliga | 2 - 0 |
| 23.04.2017 | Türk Telekom | Superliga | 1 - 0 |
| 22.10.2017 | Türk Telekom | Superliga | 0 - 0 |
| 17.03.2018 | Ülker | Superliga | 0 - 0 |