Mutlu Demirtaştan
28 Maj 2020•Përditësim: 29 Maj 2020
Australia planifikon t'i rifillojë në mes të korrikut ndeshjet e futbollit të ligës së parë, të prolonguara për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën nga Federata e Futbollit të Australisë thuhet se është vendosur që të përfundojë sezoni 2019-2020 dhe se ndeshjet e ligës së parë planifikohen të zhvillohen në mes të korrikut.
Stërvitjet do të fillojnë nga muaji i ardhshëm ndërsa planifikohet që ndeshjet në ligën e futbollit të përfundojë në mes të gushtit.