Dejan Maksimoviç
11 Dhjetor 2015•Përditësim: 11 Dhjetor 2015
LOZANË (AA) - Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) hodhi poshtë ankesën e paraqitur nga Michel Platini, presidentit të Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA), të cilën e kishte parashtruar për shkak të pezullimit 90-ditor të vendosur nga Komiteti Etik të Federatës Botërore të Futbollit (FIFA), raporton Anadolu Agency (AA).
CAS shprehet se komiteti i përbërë nga tre gjyqtarë anonimë njëzëri vendosi që ankesa e Platinit të refuzohet. U theksua se pezullimi 90 ditorë në këtë kohë të mos shkaktojë dëme të pariparueshme për ndonjërin nga kandidatët për president të FIFA-s dhe Presidentit të pezulluar të UEFA-s.
Megjithatë, CAS urdhëroi komitetin Etik të FIFA-as, që të mos vazhdojë ndalimin ndaj Michel Platini, presidentit i UEFA-s për të kryer detyrën në janar të vitit të ardhshëm.
Rikujtojmë se Platini u pezullua për shkak të pagesave të dyshimta në llogarinë e tij prej dy milionë franga zvicerane, të miratuara nga Joseph Sepp Blatter, presidenti i FIFA-s. Për të njëjtën çështje edhe ndaj Blatter është vendosur pezullim për kryerjen e çdo funksioni në sport për 90 ditë.