Dejan Maksimoviç
11 Dhjetor 2015•Përditësim: 11 Dhjetor 2015
MADRID (AA) - Real pas përjashtimit nga Kupa e Mbretit (Copa Del Rey) vendosi të ankohet në Gjykatën e Arbitrazhit Spotiv (CAS). "Mbretërit" janë përjashtuar nga kjo garë, pasi në fitoren kundër Cadiz-it për ta luajti Denis Cheryshev, i cili ishte pezulluar në kohën kur ishte i huazuar tek Villareali, raporton Anadolu Agency (AA).
Reali në takimin e parë të 1/16 të finales fitoi me rezultat 3:1, ndërsa nga klubi në mbrojtje të tyre paraqitën faktin se Cheryshev nuk i kishte njoftuar për këtë pezullim.