Dejan Maksimoviç
22 Gusht 2017•Përditësim: 23 Gusht 2017
MANCHESTER (AA) – Josep Pep Guardiola pas barazimit 1 me 1 të Manchester City-it të tij kundër Everton-it në Etihad deklaroi se pa marrë parasysh epilogun e ndeshjes, kjo ka qenë një nga ditët më krenare të jetës, raporton Anadolu Agency (AA).
“Qytetarët” ishin në diasvantazh prej 0:1, pas golit të Wayne Rooney në minutën e 35-të.
“Këtu jemi për shkak të rezultatit, por në fund doemos duhet të analizojmë edhe lojën tonë. Ka qenë një nga ditët më krenare të jetës sime, kur e shoh se si kemi luajtur kundër 11 lojtarëve të Evertonit. Ky është një ekip nga Liga Evropa që ka lojtarë kulmorë. Nuk ishte e lehtë, por lëshuam disa raste, madje edhe me një lojtar më pak. Gjithçka bëmë. As unë nuk e di sa raste kemi krijuar, por ishte një ndeshje në të cilën kemi luajtur dhjetë futbollistë kundër 11 të kundërshtarëve”, tha Guardiola.