Dejan Maksimoviç
23 Nëntor 2016•Përditësim: 23 Nëntor 2016
MANCHESTER (AA) - Vincent Kompany (30), kapiteni i Manchester Cityt dhe i përfaqësueses belge, sipas Josep Guardiola, ndoshta disa javë do t'i duhen për t'u kthyer në fushë, raporton Anadolu Agency (AA).
Kompany, i cili përfundimisht nuk ka fat me lëndimet, në duelin me Crystal Palace pësoi sulm të lehtë të trurit, por edhe dëmtoi ligamentet e gjurit. Kapiteni i City-t, i cili këtë sezon ka filluar vetëm dy ndeshje, ky është lëndimi i katërt këtë sezon.
"Kompany është shumë i pikëlluar, por është në duart e mjekëve të mirë. Ne duhet të përpiqemi që ta ndihmojmë nga java në javë, që të shohim nëse ai mund të luajë më shpesh. Ai mund të mungojë me javë. Ai është i pikëlluar, por edhe unë ndihem ashtu. Kjo është një kohë e gjatë pa futboll", tha Guardiola, ekipin e të cilit sonte e pret ndeshja e xhiros së pestë të grupit C të Ligës së Kampionëve si mysafire e Borussia Moenchengladbach.